Ballina Diaspora Coronavirusi, Qeveria e Kosovës solidarizohet me Italinë

Coronavirusi, Qeveria e Kosovës solidarizohet me Italinë


Në objektin e Qeverisë së Kosovës sonte është vendosur flamuri i Italisë, në shenjë solidarizimi me viktimat nga coronavirusi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësaj pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë.

Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfoj. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjenë me ta.

Urime e dalshim faqebardhë!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave, numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 2,503. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here