Ballina Kryesore Coronavirusi, MPJ vë në dispozicion numrat e telefonit, në ndihmë qytetarëve brenda...

Coronavirusi, MPJ vë në dispozicion numrat e telefonit, në ndihmë qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ka krijuar një listë të numrat në mënyrë që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

Në njoftimin e MOJD thuhet se virusi COVID-19 është shpërndarë gjithandej nëpër botë dhe shtete të ndryshme kanë marrë masa të ndryshme për të ngadalësuar përhapjen e tij, si dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga rreziku.

“Republika e Kosovës është po ashtu e prekur nga ky virus, deri më sot (16 mars 2020) me 15 raste të konfirmuara. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur gjendje emergjente dhe kërkon nga secili qytetar të përfillë vendimet e saj, njëherësh po përpiqet që t’ju vije në ndihmë shtetasve të vet nëpër botë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Nëse keni shenja a simptoma të dyshimta që u shkon mendja se kanë të bëjnë me virusin COVID-19, thirrni në qendrën e thirrjeve për informata të nevojshme, në numrin emergjent: 038 200 80 800″

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka krijuar një listë me numra emergjent, për t’ju përgjigjur nevojave të shtetasve kosovarë, që ndodhen brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

INFORMOHU, THIRR NUMRIN EMERGJENT! Të nderuar qytetarë, bashkatdhetarë kudo që jeni,Virusi COVID-19 është…

Posted by Ministry of Foreign Affairs – Republic of Kosovo on Monday, March 16, 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here