Ballina Lajme Si po e godet koronavirusi industrinë e muzikës, filmave dhe televizionit?

Si po e godet koronavirusi industrinë e muzikës, filmave dhe televizionit?


Koronavirusi ka dëmtuar keq industrinë e argëtimit – me shtyrjen apo anulimin e filmave, koncerteve, shfaqjeve televizive dhe teatrore.

Shfaqjet në Broadway janë mbyllur, ndërsa shumë shfaqje televizive kanë pezulluar xhirimet.

“Mulan” i Disney u bë filmi i fundti që shtyu publikimin pas “Fast & Furious 9”, “A Quiet Place 2” dhe filmit “James Bond: No Time To Die”.

Publikmi i filmave horror “The New Mutants” dhe “Antlers” gjithashtu u shtynë, por Disney tha që ishte ende duke synuar një datë të lëshimit në vitin 2020 për të tre filmat.

Publikimi i “The Secret Garden”, ku paraqiten Colin Firth dhe Julie Walters, është shtyrë nga muaji prill për në gusht.

Festivali i Filmit Tribeca, i cili ishte dashur të zhvillohej në New York në prill, gjithashtu është shtyrë.

Niki Caro and Yifei Liu

Disa shfaqje televizive në SHBA, të cilat kishin njoftuar tashmë se do të ndalonin xhirimet para audiencës live, tani janë tërhequr tërësisht nga oraret e parapara.

“Ellen” është në mesin e emisioneve në SHBA që do të xhirojnë pa audiencë.

Ndërsa xhirimet u pezulluan në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, “The Late Show With Stephen Colbert” dhe “Late Night With Seth Myers”, të gjitha të realizuara në New York.

Sidoqoftë, të tre janë duke planifikuar të kthehen me një program normal më 30 Mars, thanë rrjetet e tyre përkatëse.

Viola Davis and Jimmy Fallon

Disa shfaqje me qendër në LA, si “Jimmy Kimmel Live” dhe “The Late Late Show with James Corden” po vazhdojnë tani për tani, por pa audiencë në studio.

Përveç shfaqjeve live, disa seriale dramë dhe komedi aktualisht në prodhim pezulluan xhirimet e tyre, duke përfshirë “NCIS”, “The Good Fight” dhe “The Morning Show” e Apple.

Post Malone

Në botën e muzikës, koncertet live gjithashtu kryesisht janë shtyrë.

Dy kompanitë më të mëdha në botë për argëtim live, AEG dhe Live Nation, së bashku me disa agjenci kryesore, kanë njoftuar se po pezullojnë turne për pjesën tjetër të marsit.

Në turnet e prekura përfshihen Billie Eilish, Cher, Kiss, Post Malone, Chris Stapleton dhe shumë të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here