Ballina Femra “Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim...

“Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë”


Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë grave festën e 8 Marsit, transmeton Klan Kosova.

Hoti deklaroi se pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishin më pak njerëzorë.

“Përtej urimit formal në një datë si kjo, Gruas – që është nënë, bashkëshorte e motër, dua t’i shpreh respektin, kujdesin e dashurinë që shpesh herë ia mungojmë”.

“Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë. Ajo paraqet shpresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore, që është synim i shoqërive moderne demokratike”.

“Liria e barazia e saj në çdo aspekt nuk janë privilegje për të, por nevoja themelore tonat si shoqëri për të qenë të lumtur dhe të përmbushur”, ka shkruar Hoti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here