Ballina Lajme Arilena gati për Eurosong, shfaqet në Holandë në xhirime

Arilena gati për Eurosong, shfaqet në Holandë në xhirime


Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh të këngës në Europë, Eurosong

E sot këngëtarja është parë në rrugët e Holandës duke bërë disa nga xhirimet e saj për paraqitje në këtë festival që mbahet në maj të këtij viti.

Arilena fitoi në Festivalin e Këngës në RTSH ku mposhti këngëtaren Elvana Gjata, gjë për të cilën kishte pasur një debat të ashpër në Shqipëri.

Megjithatë, Arilena tashmë është duke punuar për paraqitjen e saj, kurse siç ka paralajmëruar ajo këngën “Shaj” nuk do ta këndojë në shqip por në gjuhën angleze.

Besohet se ajo e ka ripërpunuar këtë këngë pas një vizite që kishte bërë në fillim të vitit në Los Angeles. /GazetaExpress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here