Ballina Hallakamë Nënkryetari Mujka priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Punësimit Besmir...

Nënkryetari Mujka priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Punësimit Besmir Salihu


Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, kanë pritur sot në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Punësimit në Mitrovicë, z. Besmir Salihun, transmeton Ditori.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i raportit vjetor për realizimin e aktiviteteve në Zyrën e Punësimit, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndër institucional në shërbim të qytetarëve të komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast drejtori z. Salihu theksoi se gjatë vitit 2019 kanë realizuar gjithsej 287 ndërmjetësime të rregullta në punë, dhe mbi 400 të ndërmjetësuar në Zyrën e Punësimit përmes Programeve Aktive të Tregut të Punës.

Ai po ashtu përmendi disa nga projektet që janë realizuar në vitin paraprak, në të cilat ka qenë e përfshirë edhe Komuna, ku bashkëpunimi ka qenë në nivel të duhur, duke vlerësuar se është obligim i institucioneve që të ofrojnë lehtësira dhe qasje konkrete punëkërkuesve.

Ndërsa nënkryetari Mujka e përgëzoi drejtorin z. Salihu për punën që është duke e bërë kjo zyrë për ndërmjetësim dhe premtoi se do ta mbështesin vazhdimisht, sepse është interes i komunës dhe qytetarëve të saj që papunësia të zbutet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here