Ballina Kryesore “Kosova sot ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda”

“Kosova sot ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda”

Me moton kundër “PANhajnisë, zgjedhje të reja”, Vetëvendosje është duke mbajtur tubim me qytetarë në Prishtinë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaroi se Kosova i ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda.

“Kosova sot ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda. Kriminelët e luftës dhe kriminelët e paqes, ende pa u çliruar shteti mirë këta e kanë kapur përbrenda plotësisht. Kjo qeveri ka vendime për asfalt, por jo edhe vizion për zhvillimin e vendi”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.

Në fjalim e tij, Kurti kujtoi edhe disa premtime që i ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kryeministri thoshte se do të merret me punët e shtëpisë, ai e vjedhë shtëpinë. Kryeministri thoshte se do te merret me sporte të renda, dhe ja dha 8 mijë hektarë Malit të Zi për një karrige. Kjo Qeveri nuk dëgjon sepse edhe veshët i ka në korrupsion”, tha Kurti.

Në fund të fjalimit, Kurti ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë kundër kësaj Qeverie, dhe që së bashku të fitojnë.

Vetëvendosje, do të mbajë tubime me qytetarë në çdo komunë të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here