Ballina Diaspora Abbott e uron Osmanin si gruan e parë në krye të Kuvendit

Abbott e uron Osmanin si gruan e parë në krye të Kuvendit


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka uruar kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka theksuar edhe faktin se ajo është gruaja e parë që mban këtë post në Kuvendin e Kosovës.

“Përgëzoj Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit të Kosovës, një rol kryesor në shtetin e Kosovës dhe demokracinë e saj.

“Vjosa është kryetarja e parë grua në Kosovë, një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore. Detyra të rëndësishme e presin Kuvendin e ri: I uroj Vjosës dhe kolegëve të saj suksese në punën e tyre”, shkruan Abbott.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here