Ballina Kryesore Ky është moti për sot

Ky është moti për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik këtë të enjte vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre.

“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius”.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here