Ballina PetShow Prishtina i hap pesë pika ushqyese për qentë endacakë

Prishtina i hap pesë pika ushqyese për qentë endacakë


Komuna e Prishtinës sot ka përuruar projektin “Pikat ushqyese për qentë endacakë”, duke u bërë komuna e parë në Kosovë e rajon, sipas kreut të saj, Shpend Ahmeti, për aplikimin e praktikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së qenve endacakë.

Sipas njoftimit nga Komuna, projekti ka filluar me 5 pika/stacione pilotuese të “pikave ushqyese” për qentë endacak, së bashku me njerëz të vullnetit të mirë (Poppins) që kanë ndihmuar që ky problem të zgjidhet sistematikisht në mënyrë institucionale.

“Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve. Në ndërkohë, jemi në proces për të ndërtuar qendrën për trajtim të përkohshëm për qenve endacak ku do të ofrohen shërbime si sterilizimi, kastrimi, vaksinim kundër tërbimit, në mënyrë që edhe shëndeti publik të jetë më i sigurt në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here