Ballina Foto-Video Pas një kohe të gjatë lëviz treni në Mitrovicë (VIDEO)

Pas një kohe të gjatë lëviz treni në Mitrovicë (VIDEO)

Ka shumë kohë që në hekurudhën e Mitrovicës nuk ka lëvizur ndonjë tren, por pas shumë kohësh mitrovicasve që qarkullojnë me vetura në këtë pjesë i është dashur të ndalojnë për një moment, pasi aty sot lëvizi një tren, transmeton Ditori.

Mësohet se treni në fjalë ka lëvizur për një arsye madhore, ai eshte nisur nga Mitrovica për në Bllacë, për të shënuar 20 vjetorin e ekzodit më të madh të vitit 1999.

Ndryshe, nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me datën 15.04.2019, në ora 12:00, do të mbahet manifestimi i 20 vjetorit të OJQ Eksodi “99 1999-2019 me moton “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here