Ballina Kryesore S’mjaftuan djersët, u dashtë edhe gjak për fitoren e Barcës ndaj United;...

S’mjaftuan djersët, u dashtë edhe gjak për fitoren e Barcës ndaj United; Ajax dhe Juventus ndahen baras

Barcelona ka fituar ndaj Manchester United në ndeshejn e rrethit të parë çerekfinal të Champions League.

Ka mjaftuar një gol i Luis Suarez në minutën e 12-të që katalanasit të marrin pikët e plota në Old Trafford, transmeton Klan Kosova.

Në këtë ndeshje mbrojtësi i United, Chris Smalling lëndoi sulmuesin më të mirë të Barcës, Lionel Messi, por që gjithçka kaloi pa ndonjë lëndim serioz.

Në anën tjetër, sikurse Barcelona, Juventus është mjaftuar me një barazim te Ajaxi.

1:1 ka përfunduar ndeshja në “Johan Cruyff Arena”. Golin për Zonjën e Vjetër e ka shënuar Cristiano Ronaldo në minutën e 45-të, kurse për barazim ka shënuar David Neres në minutën e 46-të të ndeshjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here