Ballina Diaspora Në ditën e Holokaustit, NATO përkujton ndërhyrjen në Kosovë: Vepruam për ta...

Në ditën e Holokaustit, NATO përkujton ndërhyrjen në Kosovë: Vepruam për ta parandaluar një gjenocid të ri


Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Holokaustit, NATO e ka përkujtuar me ndërhyrjen e saj në Kosovë.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se Holokausti ishte sulm ndaj gjithë njerëzimit ndërsa në fjalën e tij të rastit ai u shpreh se ndërhyrja në Kosovë erdhi për të parandaluar një gjenocid të ri në Europë, njofton Klan Kosova.

”NATO u krijua për të mbështetur ato vlera dhe për të mbrojtur popujt e Evropës dhe Amerikën e Veriut nga tirania që çoi në Holokaust. 50 vjet pas Aushvicit, NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar një genocid të ri në tokën evropiane”.

”Gjithmonë duhet të kujtojmë. Gjithmonë duhet të qëndrojmë vigjilentë. Dhe ne gjithmonë duhet të jemi të përgatitur për të vepruar. Për shtatëdhjetë e pesë vjet pas Holokaustit, antisemitizmi mbetet. Këtë nuk mund ta pranojmë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here