Ballina Hallakamë Konjufca: Do të kërkojmë vazhdimisht që Serbia të japë llogari për krimet...

Konjufca: Do të kërkojmë vazhdimisht që Serbia të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë


Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se sot është takuar me përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Konjufca me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se këto përfaqësuese kërkuan që të ketë më shumë angazhim në ndriçimin e fatit të të pagjeturve.

“Nënat gjakovare përsëritën kërkesën e tyre për angazhim edhe më të madh të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, si dhe shtruan nevojën për rregullim më të mirë ligjor lidhur me mbështetjen institucionale për familjet e të pagjeturve”.

“Konstatuam se asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft në angazhimin për të ndriçuar fatin e të pagjeturve”.

“Në çdo rrethanë, do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të tyre. Kurrë nuk do pushojmë së kërkuari që të gjithë kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here