Ballina Hallakamë Mitrovicë/Përleshje në oborrin e një shkolle, një i lënduar

Mitrovicë/Përleshje në oborrin e një shkolle, një i lënduar


Një përleshje ndërmjet disa të rinjëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e një shkolle fillore në Mitrovicë. Si pasojë e kësaj përleshjeje një person ka mbetur i lënduar. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Deri me tani policia ka identifikuar dhe arrestuar katër persona nga ta, njëri ka pësuar lëndime si pasojë e përleshjes”, ka thënë Zahiti. Në këtë përleshje është përdorur edhe një armë zjarri. “Për i çëshjen e përdorimit të armës hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime të zgjeruara”, u shpreh Zahiti për rtv21.tv. Ai theksoi se ngjarja ka ndodhë në oborrin e një shkolle fillore, mirëpo të përfshirët në ngjarje nuk janë nxënësit e asaj shkolle./21Media

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here