Ballina Diaspora Shqiptari në Itali humb jetën në aksident

Shqiptari në Itali humb jetën në aksident


Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali. Viktima është një 48-vjeçar me banim në Fossano, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në drejtimin e një automjeti Fiat 500 kur u përplas me një makinë tjetër ‘Mercedes-Benz A Class’ të drejtuar nga një grua. Në aksident u përfshi dhe një mjet i tretë tip ‘Citroen C3’.

48-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të rënda. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Aksi rrugor në Cuneo midis Bra dhe Fossano u mbyll për më shumë se dy orë për shkak të aksidentit.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane heton për zbardhjen e dinamikës. /tvklan.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here