Ballina Diaspora Vjosa Osmani: LDK dhe VV treguan vullnet për të qeverisur bashkë

Vjosa Osmani: LDK dhe VV treguan vullnet për të qeverisur bashkë


Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas takimit me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka thënë se të dyja partitë treguan vullnet për të qeverisur bashkë.

Ajo kështu ka thënë gjatë një prononcimi për media, duke theksuar se gjatë takimit më shumë është diskutuar në nivel të parimeve dhe jo të dejave, njofton Klan Kosova.

“Ne sapo zhvilluam takimin tonë të parë për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes. Sot kemi diskutuar më shumë në nivel të parimeve dhe jo të detajeve”.

“Të dyja partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Diskutuam për një qeveri e cila do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës në interes qytetarëve”.

“Për ne është me rëndësi që të presim edhe numërimin e të gjitha votave para se të arrijmë marrëveshjen finale, por ka një vullnet nga të dyja partitë për të bashkë-qeverisur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here