Ballina Kryesore Kosova e dashur – 20 minuta dhe nuk ka bileta në dispozicion...

Kosova e dashur – 20 minuta dhe nuk ka bileta në dispozicion për ndeshjen ndaj Malit të Zi


Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi.

Vetëm 20 minuta më parë ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, raporton lajmi.net.

Interesimi për këtë ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 ishte jashtëzakonisht i madh.

Këtë e vërteton edhe fakti se tashmë nuk rezulton asnjë biletë në dispozicion, në uebfaqen ‘Tiks.app’, ku kryhet blerja e biletave, shkruan lajmi.net.

Në këtë përballje shumë të rëndësishme, Kosova duket se do të ketë shumë Dardanë pas vete, si gjithmonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here