Ballina Lajme “Urime bablok se ua hongre hallven”, Fjolla Morina uron Albin Kurtin

“Urime bablok se ua hongre hallven”, Fjolla Morina uron Albin Kurtin


Fjolla Morina është ndër të parat që poston për rezultatin e zgjedhjeve, e bindur se Vetëvendosje me Albin Kurtin janë fitues.

Këngëtarja Fjolla Morina ka postuar një fotografi të Albin Kurtit, duke e uruar për fitoren në zgjedhjet e sotme, megjithëse votat akoma nuk janë numëruar.

Fjolla në këtë fotografi shkruan: “Urime kryeministri im Albin Kurti fitorja”, ndërsa ia ka bashkangjitur edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa kësaj fotoje ajo ia ka bërë edhe një përshkrim interesant në Instagram.

Këngëtarja ka shkruar: “Urime bablok se jav hangre hallven”.

Fjolla nuk e ka fshehur përkrahjen e saj për liderin e Vetëvendosjes dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, edhe para zgjedhjeve.

Këngëtarja madje ka postuar një fotografi të tij, duke shkruar se ‘ndryshimi po vjen’ që është edhe motoja e LVV në këto zgjedhje.

Edhe Fjolla Morina ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës dhe ka vendosur votën e saj.

Fjolla është shfaqur shumë elegante në një veshje me pantallona dhe sako të zezë, për të shkuar në një nga qendrat e votimit për të dhënë votën e saj.

Fjolla duket e se ka votuar në një nga vendvotimet në Prishtinë.

Ajo ka shkruar se ajo ka dhënë votën e saj ndërsa ka inkurajuar edhe ndjekësit e saj të dalin edhe ata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here