Ballina Lajme Shakohoxha zbulon një talent të MC Kreshës

Shakohoxha zbulon një talent të MC Kreshës


Programi “Shiko kush luan” veç argëtimit është kthyer tashmë edhe në një vend ku shpesh zbulohen gjëra që nuk i dinim për personazhet e njohur.

Një moment i tillë ka qene edhe një rrëfim i sinqertë i Mc Kreshës përpara se të vendosej në sfidë me Shakohoxhën.

“Kur kam qenë i vogël kam patur pasion të madh futbollin por për shkak të një dëmtimi u detyrova ta le”.

Kresha shtoi se ka qenë në pozicionin e portierit dhe mesa duket këtë histori e dinte edhe komantatori dhe gazetari i njohur Dritan Shakohoxha i cili i bëri një dhuratë të veçantë artistit nga Kosova.

Një bluzë me numrin 23 të portierit Strakosha dhe dorezat e tij. Kresha u vendos në rolin e portierit ndërsa Shakohoxha duhej të shënonte gol.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here