Ballina Kryesore Messi, i kënaqur që u shpall më i miri: Ka kaluar një...

Messi, i kënaqur që u shpall më i miri: Ka kaluar një kohë e gjatë që nga çmimi im i fundit


Lionel Messi ishte i lumtur që e fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit në botë, mirëpo përqendrimi i yllit argjentinasit tani është ta ndihmojë Barcelonën të kthehet në formë të mirë, pasi e ka nisur sezonin e ri në mënyrë jombresëlënëse.

Argjentinasi e fitoi çmimin, të rinovuar në vitin 2016, për herë të parë, duke e mposhtur mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijkun, dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.

Ky është çmimi i parë individual për Messin që nga Topi i Artë i vitit 2015, që kishte qenë i pesti për argjentinasin. Pas përfundimit të ceremonisë, 32-vjeçari u shpreh i kënaqur që arriti ta fitojë çmimin.

“Ka kaluar një kohë e gjatë pa çmime individuale. Ky është një çmim që unë po e fitoj për herë të parë dhe është mirë që e kam tash atë”, u shpreh Messi.

“Messi është ende duke u kthyer nga një lëndim që e kishte pësuar gjatë një seance stërvitore me Barcelonën, para se të fillonte sezoni 2019/20. Që nga atëherë, ai i ka bërë vetëm dy paraqitje për Barcelonën, që të dyja nga stoli.

Ndërkohë, Barcelona e ka nisur sezonin e ri me rezultatet më të këqija që nga sezoni 1994/95, duke i grumbulluar vetëm shtatë pikë nga pesë ndeshje.

Blaugranët e nisën sezonin e ri me disfatë 1:0 kundër Athletic Bilbaos, por fitoret në shtëpisë me rezultat 5:2, kundër Real Betisit dhe Valencias, u pasuan me barazim 2:2 kundër Osasunës dhe disfatë 2:0 kundër Granadas.

Para ndeshjeve kundër Villarrealit dhe Getafes këtë javë, Messi është i emocionuar t’i shohë djemtë e Ernesto Valverdes të kthehen fuqishëm dhe ta vazhdojmë me ecuri më të mirë sezonin e ri.

“Ne e kemi nisur keq dhe jemi duke pasur vështirësi të krijojmë raste dhe lojë të mirë. Ky është vetëm fillimi, por tani duhet të përgjigjemi”, shtoi Messi.

“Nuk ka më kohë dhe ne duhet të përmirësohemi shumë, jemi të vetëdijshëm për këtë. Kjo i takon skuadrës. Nuk kam asnjë dyshim se do të përmirësohemi”.

Messi u kthye nga lëndimi për të luajtur 31 minuta në barazimin pa gola kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, para se të luante në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Granadas në La Liga.

Ai pritet të jetë titullar kundër Villarrealit të martën, mirëpo mund të mos i luajë 90 minuta të plota.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here