Ballina Kryesore Kosova solidarizohet me Amerikën për nder të 11 shtatorit (FOTO)

Kosova solidarizohet me Amerikën për nder të 11 shtatorit (FOTO)


Në sheshin “Bill Clinton” të Prishtinës, në nderim të viktimave të 11 shatorit, shoqata “Miqtë e Amerikës” po mban aktivitete për të përkujtuar këtë datë.

Në shenjë solidarizimi me shtetin mik, policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë ndezur sirenat dhe dritat e mjeteve të tyre, derisa garda e nderit e Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan.

Në këtë vend janë vendosur edhe fotografi dhe janë ndezur qirinj para emrave dhe imazheve të viktimave.

Drejtori i shoqatës, Agim Rexhepi, tha se “populli shqiptar gjithmonë ka dashur dhe vazhdon ta nderojë popullin amerikan dhe institucionet e tij”.

“Faleminderit Amerikë dhe do zoti që asnjëherë të mos përsëritet ky veprim”, u shreh ai.

   

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here