Ballina Kryesore Nisin të qeshurat në Mitrovicë, nis festivali i komedisë “Mitrovica in fest”

Nisin të qeshurat në Mitrovicë, nis festivali i komedisë “Mitrovica in fest”


Me të qeshura dhe duartrokitje të vazhdueshme është ndjekur shfaqja “Sundimi i Gruas” nga Teatri “Petro Marko” i Vlorës sot në Mitrovicë, njofton Ditori.

Me këtë shfaqje edhe është hapur edicioni i 11-të i festivalit të komedisë që mbahet çdo vit, i cili mbahet nga data 9 shtator deri  me 13 shtator.

Ndërkohë shfaqja “Sundimi i Gruas”, që u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga mitrovicasit u realizua me regji të Marigona Bekteshit-Feratit, autor Miro Govran, ndersa rolet u luajtën nga Dori Caushi, Artan Islami, Margent Caushi dhe Seliana Dalipi.

Ndërkohë nesër do të shfaqet “Jashtë bie borë” nga Teatri i Tetovës./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here