Ballina Lajme Tallen me emrin e djalit të saj Zëri, Elita Rudi reagon për...

Tallen me emrin e djalit të saj Zëri, Elita Rudi reagon për herë të parë

Elita Rudi është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare dhe së fundmi i është dedikuar plotësisht djalit të saj Zërit pasi pak javë më parë ajo dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë.  Dyshja e njohur e showbizz po gëzojnë një romancë të lumtur dhe lidhjen e tyre e forcoi më shumë lindja e Zërit.

Por ashtu siç ndodh shpesh, fansat e kanë komentuar shumë emrin e vogëlushit dhe vazhdojnë ta bëjnë sa herë Elita publikon foto me të.

Së fundmi, moderatorja i është përgjigjur njërit prej ndjekësve të saj në ‘Instagram’, i cili i shkruan: “Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit’.

Ndërkohë Elita me qetësinë që e karakterizon ka dhënë një përgjigje vërtetë epike. ‘Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal etj’, shkruan moderatorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here