Wednesday, March 27, 2024
HomeKryesoreBorrelli ministrave të BE-së: Propozimi evropian, rruga e vetme drejt uljes së...

Borrelli ministrave të BE-së: Propozimi evropian, rruga e vetme drejt uljes së tensioneve Kosovë-Serbi 23.01.2023 21:58

Google search engine

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka informuar ministrat e Jashtëm të BE-së, mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Google search engine

Ai pret përkushtim serioz nga pala kosovare dhe ajo serbe, për t’u angazhuar për të çuar përpara propozimin për normalizimin e marrëdhënieve, përcjell klankosova.tv.

Sipas tij ky propozim, do të sillte përfitime të konsiderueshme tek të të dyja palët.

”I informova ministrat mbi misionin e Përfaqësuesit tonë Special të BE-së [Miroslav Lajčák] javën e kaluar në emrin tim, së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së [Gabriel] Escobar dhe këshilltarët për politikën e jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë”.

”Të gjithë ata udhëtuan në Kosovë dhe Serbi për të vazhduar diskutimet për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve. Ne theksuam se avancimi i këtij Propozimi do të sillte përfitime të konsiderueshme për të dyja palët”.

”Dhe mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për të thyer rrethin vicioz të krizës në terren dhe për të zvogëluar rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm”.

”Ne presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për ta çuar përpara këtë propozim”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments