Ballina Kryesore Arrestohet hajni që u kap duke vjedhur para në një xhami të...

Arrestohet hajni që u kap duke vjedhur para në një xhami të Mitrovicës


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Vaganicë të Komunës së Mitrovicës.

Po në këtë fshat, një person ka tentuar që të vjedhë para nga kasaforta e xhamisë së fshatit, por që është kapur në flagrancë nga persona të rastësishëm.

Ai është kapur në flagrancë në momentin që po tentonte që ta hapte me forcë kasafortën e xhamisë së fshatit.

I dyshuari për tentim vjedhje, është intervistuar nga policia e Kosovës e më pas është dërguar në mbajtje.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here