Ballina Kryesore Shtyhen punimet në tunelin e Mitrovicës

Shtyhen punimet në tunelin e Mitrovicës

Duket se punët në renovimin e tunelit të lagjes Bair në Mitrovicë do të jenë maratonike. Krejt kjo për shkak se çdo ditë po dalin punë të tjera.

Punimet do të shtyhen edhe për disa javë për shkak se punët janë kryer keq me vendosjen e betonit.

Mësohet se Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar punëkryesin që ta punojë më mirë pjesën e betonuar, duke vendosur pjesë moderne të betonit e jo siç ishte bërë me beton të hedhur më “dorë të lirë”.

Nga Ministria mëson se kjo punë shtesë pritet të zgjas edhe për të paktën dy javë hapjen e tunelit, i cili po u vështirëson jetën qytetarëve mitrovicas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here