Ballina Femra Çitaku pas vrasjes së gruas në Prizren: Koha është për revoltë

Çitaku pas vrasjes së gruas në Prizren: Koha është për revoltë


Ambasadorja e Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren nga burri i saj.

Çitaku tha se nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje, por është koha për revoltë.

“Gratë po vriten me një lehtësi të padurueshme. Dhunë e vrasje ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Mbrëmjen e 6 gushtit, B.V., 61 vjeç, dyshohet se vrau gruan e tij, 20 vjet më e re, A.V., e cila i kishte 42 vjet. E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” të qytetit të Prizrenit.

Ndërkohë, çifti tash e disa vite po jetonin në Zvicër. Ata në Kosovë për pushime kishin ardhur gati qe tri javë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here