Ballina Kryesore Pas kritikave dhe ankesave, organizatori e ul çmimin e biletave për ndeshjen...

Pas kritikave dhe ankesave, organizatori e ul çmimin e biletave për ndeshjen Feronikeli – Milan


Organizatori i ndeshjes mes Feronikelit dhe gjigantit italian Milan, Agron Selimi, ka njoftuar se është ulur çmimi shumë i lartë i biletave për këtë takim miqësor i përcaktuar të luhet më 10 gusht në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Çmimet origjinale të biletave prej 35 deri në 150 euro nxiten kritika të ashpra në vend, për shkak se tejkalonin çdo standard të jetesës në vend. Selimi njoftoi se vetëm katër mijë persona kanë blerë bileta me çmimet origjinale deri tani, shkruan Gazeta Express.

Ankesat dhe kritikat si dhe numri i paktën i biletave të shitura deri tani, duket ta kenë shtyrë organizatorin ta ulë çmimin e biletave përgjysmë për cdo tribunë.

Këto janë çmimet e reja të biletave:

Biletat që janë shitur deri tash 35 euro kanë rënë në 15 euro.

Ato që janë shitur 50 euro kanë rënë në 35 euro.

Biletat me çmim 90 euro janë zbritur në çmimin prej 59 dhe 69 euro.

Dhe, biletat e shitura me çmim 150 euro kanë rënë në 89 euro.

Selimi ka konfirmuar në Info Magazine se tifozët që kanë blerë biletat me çmimet e derisotshme do t’u rimbursohen mjetet sipas çmimeve të reja.

Deri më tani ai ka pohuar se janë shitur katër mijë bileta që përfshinë rreth 30 për qind të kapacitetit të stadiumit  Fadil Vokrri ku do të mbahet ndeshja.

E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se Milani me vete në Prishtinë do ta sjellë njërën prej kupave të fituara të Champions League me të cilën do të kenë rastin që të bëjnë fotografi ata që do të blejnë biletat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here