Ballina Kryesore Dua Lipa krenare me shqiptarët që krijuan brendin “BOND”

Dua Lipa krenare me shqiptarët që krijuan brendin “BOND”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të ndihet shumë krenare për prejardhjen e saj dhe për këtë u tregon të gjithëve në rrjetin social Instagram.

Pasi që së fundi kishte postuar një foto ku shihej harta e vjetër e Ilirisë, tashmë Lipa ka bërë një postim ku promovon një biznes të nisur nga dy shqiptarë.

Bëhet fjalë për brendin e bluzave “BOND”, ku këngëtarja me famë botërore shihet veshur me një të tillë në foto.

“Dy vëllëzër shqiptarë po tregojnë sukses dhe unë jam krenare”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here