Ballina Diaspora 14 vjeçarja nga Kosova shpallet kampione e matematikës në kantonin e Cyrihut

14 vjeçarja nga Kosova shpallet kampione e matematikës në kantonin e Cyrihut

Një 14 vjeçare nga Kosova është shpallur kampione në matematikë, në kantonin e Cyrihut, në Zvicër.

Kështu së paku sipas Vlora Çitakut, që është ambasadore e Kosovës në SHBA, që ka shkruar për kosovaren që quhet Dorea Robelli.

“Më lejoni t’ua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne”, ka thënë Çitaku.

“Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here