Ballina Kryesore Nora Gjakova mposht rusen në Grand Prixin e Hungarisë

Nora Gjakova mposht rusen në Grand Prixin e Hungarisë


Nora Gjakova e ka filluar me fitore rrugëtimin në Grand Prixin e Hungarisë, duke u kualifikuar kështu në rrethin e tretë të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e mposhti rusen Diana Dzhigaros në rundin e dytë të Grand Prixit të Hungarisë, raporton Gazeta Express.

Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa rusja Dzhigaros e mposhti xhudisten nga Tunizia, Ghofran Kleifi, për t’u përballur me Gjakovën në rundin e radhës.

Në rundin e tretë të kësaj gare, 26-vjeçarja do të përballet me fituesen e duelit mes hunagrezes Brigitta Varga dhe fildishiases Zouleiha Abzetta Dabonne.

Nëse Gjakova arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 16 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Përveç Nora Gjakovës, sot Kosovën në Bundapest të Hungarisë do të përfaqësojnë edhe Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here