Ballina Diaspora Stuhia në Greqi mbyt 6 persona, MPJ-ja s’ka të dhëna për turistët...

Stuhia në Greqi mbyt 6 persona, MPJ-ja s’ka të dhëna për turistët kosovarë që pushojnë atje

Derisa rajoni po përballet me mot të lig, një stuhi e madhe ka goditur edhe Greqinë, e shumë turistë kanë mbetur të plagosur, derisa raportohet për gjashtë persona të vdekur. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Express se a është ndonjë kosovar në mesin e tyre.

MPJ-ja thotë se deri më tani edhe pse ka informacione për rastin, nuk ka ndonjë të dhënë nëse është i lënduar ndonjë kosovar.

“Deri më tani ende nuk kemi pranuar ndonjë informacion për ndonjë person të lënduar nga Kosova apo në mesin e viktimave, mirëpo, jemi në kontakt dhe do të ju informojmë në vazhdim për këtë rast”, bën të ditur MPJ-ja.

Mediat e huaja ndërkaq raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Nga stuhia e madhe raportohet se me dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dhe dyqane të dëmtuar tërësisht, dhjetëra makina janë përmbysur, probleme të mëdha me energjinë elektrike, dëme të pallogaritshme të pronës private dhe të infrastrukturës.

Kjo është pamja e shkatërrimit biblik të ndodhur vetëm në 10 minuta./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here