Ballina Kryesore Rivaldo: Leo Messi e meriton Topin e Artë para Ronaldos dhe Van...

Rivaldo: Leo Messi e meriton Topin e Artë para Ronaldos dhe Van Dijk

Ish-ylli i Brazilit ka këmbëngulur se Lionel Messi duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit para Cristiano Ronaldos dhe Virgil Van Dijk.

Rivaldo ka shpjeguar se kapiteni i Barcelonës e meritonin këtë çmim prestigjioz individual, edhe pse nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ish-sulmuesi i Barcelonës e sheh Topin e Artë si çmim individual dhe beson se trofetë ekiporë nuk duhet të jeni faktori kryesor për ta fituar atë.

“Sipas mendimit tim, Messi duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit, për shkak të gjithë asaj që e ka bërë”, tha Rivaldo.

“Ai nuk e fitoi Ligën e Kampionëve, por ky është çmim individual. Ai ka shënuar shumë gola të rëndësishme dhe mendoj se e meriton këtë çmim”, shtoi ai.

Messi e fitoi vetëm La Ligën sezonin e kaluar, duke humbur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Mbretit.

Përveç tij, pretendentë seriozë për këtë çmim shihen edhe Virgil Van Dijk, që e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe Cristiano Ronaldo që e fitoi Serie A me Juventusin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here