Ballina Lajme Feronikeli me rikthim dramatik ndaj TNS rrit seriozisht shpresat për kalim në...

Feronikeli me rikthim dramatik ndaj TNS rrit seriozisht shpresat për kalim në rundin tjetër të Champions


Feronikeli ka bërë një rikthim sensacional tejet dramatik duke e barazuar rezultatin në 2:2 ndaj The New Saints në ndeshjen e parë mes tyre në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, duke i rritur seriozisht shpresat për kalim në rundin e dytë kualifikues.

Kampioni i Kosovës po humbiste 2:0 nga TNS deri në minutën e fundit të ndeshjes pas golave nga Greg Draper dhe Aeron Edwards, por dy gola të vonshëm por të shpejtë nga Mevlan Zeka dhe Astrit Fazliu e kompletuan rikthimin sensacional të Niklit të martën në Park Hall në Uells, raporton Gazeta Express.

Barazimi 2:2 në një garë të këtij karakteri është shumë i favorishem për Niklin, pasi cfarëdo barazimi më me pak se dy gola në ndeshjen e kthimit pas një jave në Prishtinë, e dërgon skuadrën nga Drenasi në rundin e dytë kualifikues në tentim për ta siguruar pjesëmarrjen në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here