Wednesday, March 27, 2024
HomeKryesorePamje të dhimbshme vijnë nga Skënderaj: Kaq shumë pati dëme nga vërshime

Pamje të dhimbshme vijnë nga Skënderaj: Kaq shumë pati dëme nga vërshime

Google search engine

Sot në mëngjes Skënderaj u zgjua, jo sikur herave tjera, por me shumë dëme.

Google search engine

Vërshimet e djeshme, kanë lënë shumë pasoja dhe dëme të konsiderueshme.

Në disa foto të bëra sot shihen automjete të dëmtuara në masë të madhe të cilat janë bartur nga uji, poashtu rrugë dhe biznese të dëmtuara shkruan Jepize

Skenderaj dhe Mitrovica janë dy komunat më të prekura dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Megjithëse, të dy komunat nga përditësimet e fundit në terren thonë se gjendja është nën kontroll.

Ministrat Xhelal Sveçla, Artanë Rizvanolli dhe Elbert Krasniqi kanë qëndruar në Mitrovicë, më pas kanë vazhduar me inspektimin e gjendjes në rrugën nacionale Mitrovicë-Bërnjak e cila pjesërisht vazhdon të jetë e bllokuar, për shkak të rrëshqitjeve të shumta të dheut.

Ministrat vizituan edhe pendën e liqenit të Ujmanit, ku përkundër nivelit të lartë të ujit situata po menaxhohet suksesshëm. Me këtë rast ministrat vizituan edhe stacionet policore në atë zonë, ku policët pa u kursyer po kontribuojnë në menaxhimin e situatës, si dhe asistimin e qytetarëve, pa dallim.

Në fshatin Drejë të Istogut, Forca e Sigurisë së Kosovës evakuoi 14 familje me rreth 60 anëtarë të cilit kishin mbetur të bllokuar gjatë gjithë ditës së enjte.

Vështirësi ka pasur edhe në komunën e Pejës, më saktësisht në fshatin Baran ku situata ka qenë më e rëndë.

Në Podujevë situatë më e rëndë është paraqitur në fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe disa zona urbane që janë prekur nga vërshimet. Komuna e Podujevës ka thënë se gjendja në teren është tejet e rëndë, ndërsa kanë angazhuar 5 kompani të cilat po punojnë me kapacitete të plota në intervenim.

Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, mori që sot (e premte) të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments