Ballina Kryesore Hajnat e maskuar e plagosin mitrovicasin në të dy këmbët, ai i...

Hajnat e maskuar e plagosin mitrovicasin në të dy këmbët, ai i nënshtrohet operacionit


Mbrëmjen e së shtunës dy persona të maskuar, hynë me maska në një lokal në qendër të Mitrovicës, aty ku po qëndronte, A.Becaj. Ata gjuajtën me armë zjarri në drejtim të Becajt duke e plagosur atë në të dy këmbët. Pas kësaj, ata u larguan nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Si pasojë e gjuajtës me armë, viktima iu nënshtrua intervenimit kirurgjik në QKUK. Familjarët nuk kanë dashur që të flasin rreth këtij rasti duke thënë se gjithçka ua kanë lënë në dorë institucioneve të drejtësisë, shkruan Gazeta Express

Gentiana Hasani

Në katin e katërt të Klinikës Vaskulare të QKUK’së gjendet i shtrirë pacienti A.Becaj. Ai u plagos gjatë pasdites së shtunës në qytetin e Mitrovicës. Mori plumba në të dy këmbët.

Si pasojë e kësaj ai u dërgua me autoambulancë urgjentisht nga Mitrovica për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Aty, pas kontrolleve, mjekët kujdestar vendosën që ta fusin në operacion.

Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore ka dhënë të dielën për Express, Avdush Bajgora, reanimator në Emergjencën e QKUK’së.

Ai thotë se operacioni për pacientin në fjalë ka qenë i pashmangshëm.

“Pacienti është sjellë me autoambulancën e Mitrovicës. Gjatë pranimet  ai ka qenë me parametra vitale stabile. Menjëherë unë e kam marrë, ia kam bërë ekzaminimet elementare. Ia kemi bërë tomografinë në dy këmbët”, tregon rreth pranimit të pacientit në QKUK, mjeku Bajgora.

Ai thotë se pas operacionit, gjendja momentale e pacientit sipas parametrave vitale ka qenë stabile.

“Ai ka qenë në dy këmbët  i plagosur. Në njërën këmbë e ka pasur ashtin e thyer, të copëtuar. Gjatë kontrolleve, në bashkëpunim me ekipin është vërejtur që ai ka edhe enë të gjakut të copëtuara. Kështu që mjeku kujdestar i Kirurgjisë Vaskulare ka vendosur që ta operojë. Ai ka zgjatë bukur shumë. Me parametra vitale, pacienti është mirë”, jep detaje mjeku i cili e pranoi pacientin që u plagos në Mitrovicë.

E ndërkohë, me rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Nga ky institucion i hetuesisë kanë bërë me dije se personat që e plagosën Becajn, gjendjen në arrati.

“Raportohet se dy të dyshuar të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe kanë shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima është qëlluar me armë në të dy këmbët. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe me pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur”, thuhet në deklaratën e policisë.

Për atë se çfarë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës nuk kanë dashur të flasin familjarët e Becajt.

Me gjithë insistimin e gazetës ata kanë refuzuar të deklarohen me arsyetimin se me rastin po merret Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here