Ballina Kryesore Hoxhaj reagon për ndërtimet në Veri

Hoxhaj reagon për ndërtimet në Veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reagua rreth vazhdimit të ndërtimit nga serbët të projektit të shtëpive të njohur si “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se këto projekte kolonizatore janë të rrezikshme dhe kanë për qëllim ndryshimin e strukturës etnike në veri.

Madje Hoxhaj ka postuar edhe dy fotografi të punimeve nga kjo lagje.

“Serbia vazhdon projektet kolonizatore për të ndryshuar strukturën etnike në veri të Kosovës. Këto veprime të rrezikshme krijojnë tensione, destabilitet, dhe konflikte etnike. BE-ja duhet të dënoj dhe bllokoj akte të tilla destabiliziese menjëherë” ka shkruar Hoxhaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here