Ballina Kryesore “Mjekët profesionistë po ikin”

“Mjekët profesionistë po ikin”

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas dorëheqjes së kirurgut, Besnik Bicaj.

Duke pasur parasysh kohën kur vendit tonë po i ikin njerëzit e kualifikuar dhe të dëshmuar në punët e përditshme. Kur i shtohet kësaj edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë për shkaqe të keq menaxhimit, risistemimit sipas kritereve të përshtatshmërisë politike, inateve, smirës dhe plotësimit të tekave të disa menaxherëve të padijshëm dhe të papërgjegjshëm atëherë arrihet kulmi i pakënaqësisë dhe i dezorganizimit të sistemit shëndetësor”.

“Ftojmë Ministrin e Shëndetësisë për ndërhyrje urgjentë në këtë rast siç është rasti i dorëheqjes nga puna në sistemin publik shëndetësor të kirurgut të mirënjohur Dr. Besnik Bicaj i cili këtë veprim e ka ndërmarrë si pasojë e presionit menaxherial. FSSHK ka informuar se ky nuk është rast i vetëm edhe ekziston rreziku që kjo të kthehet në dukuri. Pyetja është se kush humb dhe kush fiton në këtë rast”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate, transmeton


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here