Këshilli i Drejtues i Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” sot ka zgjedhur rektorin e këtij institucioni, njofton Ditori.
Në pozitën e rektorit është zgjedhur Alush Musaj, i cili ka marr 9 vota.
Për Musajn kanë votuar të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, derisa tre kandidatët tjerë nuk kanë marrë vota.
Ndryshe, në garën për rektor kanë qenë Islam Fejza, Blerim Baruti dhe Qazim Tmava./Ditori/