Ballina Foto-Video Gara e kërcimit në Mitrovicë po afrohet, masa shtesë të sigurisë te...

Gara e kërcimit në Mitrovicë po afrohet, masa shtesë të sigurisë te liqeni


Këtë të diele te liqeni akumulues në Mitrovicë do të mbahet një nga garant më të mëdha të kërcimit në ujë në Kosovë, njofton Ditori.

Ndërkohë, klubi i zhytjes “Trepça” që janë dhe vet organizatorët, kanë marr masa shtesë të sigurisë duke vendosur rrethoja afër vendit ku do të zhvillohet ngjarja.

Kryetari i klubit të zhytjes “Trepça” Liridon Ahmeti, ka thënë për Ditorin se klubi ka marr masat shtesë sa i përket sigurisë dhe siguria do të jetë në nivelin maksimal.

Ndryshe, kjo ngjarje krahas interesimit të publikut ka ngjallur interesim të madh edhe tek mediat të cilat pritet të jenë prezente në masë të madhe./Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here