Ballina Kryesore “Edhe Anglia do ta ketë problem me Kosovën”

“Edhe Anglia do ta ketë problem me Kosovën”

Ish-mbrojtësi kosovar, Alban Dragusha, beson se me këtë formë, Kombëtarja e Kosovës do të ishte problematike edhe për Anglinë, veçanërisht në Prishtinë, ku e ka mbështetjen e madhe të “Dardanëve”.

Kosova dje siguroi fitore me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Bullgarisë, të vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Në këtë grup merr pjesë edhe Anglia, të cilët Kosova do ta vizitojë në shtator, shkruan Gazeta Express.

Kosova aktualisht renditet në pozitën e 127-të në ranglistën e FIFA-s, mirëpo barazimi me Malin e Zi dhe fitorja kundër Bullgarisë pritet ta ngrenë atë në këtë radhitje. Në anën tjetër, Anglia radhitet e katërta.

“Çekia s’di çka lyp me ardhë në Prishtinë pas kësaj fitoreje. Edhe e them prapë që edhe Anglia do të ketë probleme me neve. Do habiten do njerëz që ndoshta po them kështu, por jam i bindur se edhe Anglia, sidomos në Prishtinë, do ta ketë problem me ne”, ka thënë Dragusha për SuperSport.

“Bindshëm e them këtë se jemi Kombëtarja më e mirë në Ballkan, në rrethinë. Këtë e them me bindje të plotë, jemi më të mirë nga të gjithë që i kemi përreth”.

Anglia ka më së shumti gjasa ta fitojë këtë grup, kështu që Kosova e ka kundërshtaren më të fortë për pozitën e dytë, që ta siguron kualifikimin në EURO 2020, Çekinë.

Megjithatë, edhe nëse nuk e zë njërën ndër dy pozitat e para në këtë grup, Kosova mund të kualifikohet përmes play-offs, ku e siguroi vendin në gjysmëfinale duke triumfuar në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here