Ballina Femra “Vendi që mëton se ka demokraci, sulmoi çnjerëzisht dy herë gruan”

“Vendi që mëton se ka demokraci, sulmoi çnjerëzisht dy herë gruan”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka folur rreth sulmit, të dytë me radhë, që iu bë gruas rome sot në Ferizaj. Thotë se ndihet e irrituar me pamjet e sulmit ndaj kësaj gruaje.

Vlerëson se edhe shteti nuk po arrin t’i ofrojë mbrojtjen dhe sigurinë që qytetares në fjalë i garantohet me ligj.

Postimi i saj i plotë:

Për herë të dytë brenda vetëm një jave në Kosovë, një vendi që mëton të respektojë të drejtat e njeriut si vlerë të demokracisë dhe të fuqizojë sundimin e ligjit, ne pamë një sulm të tmerrshëm e tejet jonjerëzor ndaj një gruaje rome.

Jam e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj kësaj gruaje dhe jam e thellësisht e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë. Mbi të gjitha jam e shqetësuar mbi sigurinë e individit në këtë shoqëri. Lërë që ne si shoqëri po dështojmë ta mbrojmë këtë grua, por edhe si shtet nuk po arrijmë t’ia ofrojmë mbrojtjen dhe sigurinë që garantohet me ligj!

Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë!

Empatinë duhet ta kultivojmë më shumë në shoqërinë tonë, ndërsa dhunën ta ndëshkojmë ashpër!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here