Ballina Kryesore KGJK-ja kërcënohet përmes një telefonate, flet kryesuesi

KGJK-ja kërcënohet përmes një telefonate, flet kryesuesi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot e ka pranuar një kërcënim përmes një telefonate anonime.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj.

“Derisa ishim në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sigurimi na njoftoi se paska marrë një telefonatë në recepsion të Këshillit”.

Çocaj ka treguar se çfarë thoshte kjo telefonatë kërcënuese.

“Në telefonatë, me aq sa i kam marrë informatat e para, është thënë ‘kena me ju shfaros juve dhe Gjykatën Speciale’. Nuk e dimë se në çka kanë aluduar”.

Ai ka thënë po ashtu se pas njoftimit për këtë telefonatë nga ana e sigurimit, mbledhja e KGJK-së është ndërprerë menjëherë dhe i gjithë stafi është evakuar.

Momentalisht rruga “Luan Haradinaj” është e bllokuar për qarkullim dhe njësitet e policisë janë në vend të ngjarjes. Policia e ka konfirmuar se dyshohet për mjete shpërthyese në dy objekte në këtë rrugë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here