Ballina Kryesore Këto janë fjalët e Kadri Veselit për rastin e 200 mijë eurove

Këto janë fjalët e Kadri Veselit për rastin e 200 mijë eurove

Kryeparlamentari i  Kosovës, Kadri Veseli ka folur për aferën e fundit të një videoje ku u përmend edhe emri i tij.

Emri i Veselit është përmendur në një video ku shihen disa persona që janë të përfshirë në një skenë kriminale që ka të bëjë me fajde.

Gjatë konferencës të organizuar për këtë rast, Veseli ka paralajmëruar dorëheqje në rast se del diçka e vërtetë nga ky rast.

“Gjatë kësaj jave disa media kanë publikuar disa materiale nga një rast i krimit të organizuar ku është apostrofuar emri im nga protagonistët e incizimit që janë të dyshuar për krime të fajdes, mashtrimit, e krime të tjera të rënda. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë rast dhe asgjë me personat e përfshirë me këtë rast”, ka thënë Veseli në konferencë.

Sipas tij,  ky është një rast klasik i mashtrimit e manipulimit për çka jam i bindur se organet e hetuesisë e drejtësisë kanë qenë në dijeni me kohë. “Dua të ju siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes nga sot dua të deklaroj se jap dorëheqje. Ky është morali im kjo është politika ime. E them me siguri të plotë emri im është keqpërdorur. Kur të dalë e vërteta atëherë dikush duhet të jap përgjegjësi penale e institucionale”. Ka thënë ai.

“Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar që paska pasur fakte në vitin 2013 të ndërmerren veprime me gjashtë vjet vonesë. Kush janë ata persona që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar që gjashtë vjet. Kujt ju është dashur kjo vonesë, pse këto inicime kanë qenë në sirtarë të policisë e prokurorisë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here