Ballina Kryesore Emri i Melinda Ademit në New York Times

Emri i Melinda Ademit në New York Times

New York Times përmend emrin e Melinda Ademit në top 15 yjet e muzikës pop që duhet dëgjuar.

Edhe pse me numër të vogël të popullsisë  Kosovën e bënë të njohur që ka artistë të suksesshëm të muzikës pop si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, shkruan Gazeta Express.

New York Times i cili përmendi 15 emrat e artistëve që duhet dëgjuar, shkruan gjithashtu edhe për artisten e re të skenës sonë muzikore Melinda Ademi.

Kjo revistë shkruan për historinë e këngëtares shqiptare që nga koha kur babai i saj në vitet e 90-ta u largua nga Kosova për një jetë më të mirë në SHBA.

“Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi filloi lufta për pavarësinë nga Serbia, e që shkakoi krizë të madhe refugjatësh.

Ademi ka lindur në Gjermani, ajo jetoi atje derisa familja e saj fitoi të ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at (edhe pse asnjëherë nuk e ka zbuluar moshën e saktë), ajo ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore” , shkruan Neë York Times, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu cekë se Melinda gjithmonë donte të këndonte dhe madje hyri edhe në ‘American Idol’. Kohën e fundit ajo zbuloi se mund të këndoj edhe rep.

Ndryshe Melinda menjëherë me të hyrë në tregun muzikor filloi të pëlqehet nga publiku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here