Ballina Kult-Art Emilia Clarke studioi Hitlerin për fjalimin final në “Game of Thrones”

Emilia Clarke studioi Hitlerin për fjalimin final në “Game of Thrones”

Adolf Hitler ishte i përfshirë në fjalimin epik të Emilia Clark në episodin e fundit të “Game of Thrones”.

Për t’u përgatitur për momentin, Clarke shikonte video të diktatorëve që folën në gjuhë të huaja, dhe këtë e tha vet aktorja në një intervistë të fundit për Variety, transmeton Klan Kosova.

“Duke i dhënë të gjitha këto fjalime në gjuhë të rreme, pashë shumë video – tani duket qesharake, por video të diktatorëve dhe udhëheqësve të fuqishëm që flasin një gjuhë tjetër për të parë nëse unë mund të kuptoja atë që ata thoshin pa e ditur gjuhën”, tha ajo.

“Dhe po mundeni. Ju absolutisht mund të kuptoni se çfarë thotë Hitleri”, tha ajo.

Clarke, e cila jeton në Irlandën Veriore tha se ishte nervoze për xhirimin e skenës për të cilën kaloi orë të panumërta për ta praktikuar.

“Isha shumë e shqetësuar. Kam qëndruar vonë çdo natë për dy muaj. E thashë kudo”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here