Ballina Kryesore Veseli në 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës: Nuk duhet të përkujtojmë...

Veseli në 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës: Nuk duhet të përkujtojmë dhe të vajtojmë, por të veprojmë

Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se 20 vjet pas përfundimit të luftës, institucionet e Kosovës, nuk duhet të vajtojnë e të përkujtojnë masakrat, por duhet të veprojnë.

“Sot po flasim, po i identifikojmë ata që kanë kryer krimet, po e drejtojmë gishtin – ajo është Serbia”, ka thënë Veseli në Kuvend.

“Të marrin masa, të kemi veprime institucionale qe nuk na bëjnë një shoqëri përkujtuese dhe vajtuese, por vepruese”.

Kështu ka thënë Veseli teksa ka treguar se për 20 vjet në çdo agjendat e krejt zyrtarëve publikë kanë qenë disa aktivitet që lidhen me ngjarjet e luftës.

“Gjithë këto ngjarje, gjithë këta veprimtarë meritojnë respektin dhe vëmendjen tonë. Pastaj ka një problem familjet dhe familjarët me të drejt mund të jenë të hidhëruar për atë që ne nuk mund të jemi në secilën ngjarje që t’i kujtojmë”.

“Por a është e mjaftueshme kjo, që ne të vajtojmë e të flasim dhe të sjellim fakte. Janë gjëra që i dimë dhe i kemi parë që dy dekada, ne nuk jemi institut i statistikave – duhet të veprojmë si shtet”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here