Ballina Kryesore Kosovarët fitojnë pikë Olimpike në Turqi

Kosovarët fitojnë pikë Olimpike në Turqi

Fortesa Orana ka shënuar tri fitore në garën Karate 1 Series A, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa pësoi humbje në luftën e katërt.

Orana në kategorinë + 68 kg, mposhti Irene Bechane (Mozambik), Maya Wasowcz (SHBA), Alexandrina Mirea (Rumani), ndërsa humbi nga Chehnaz Jami (Tunizi).

Orges Arifi shënoi dy fitore në kategorinë -60 kg. Ai mundi Andres Rendon (Kolumbi), Amando Escalate (Peru), ndërsa u mposht nga Saud Albasher (Arabia Saudite).

Ylli Cenaj (-67 kg), mposhti në luftën e parë italianin, Roberto Ferraiolo, ndërsa në të dytën u mposhtë nga iraniani Amirhosein Zabeti, 8:7.

Orana e Arifi janë bursistë Olimpikë për Tokyo 2020, sikurse Alvin Karaqi, që nesër lufton për medaljen e bronztë përmes repesazhit. Të tre garuesit fituan pikë Olimpike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here