Ballina Kryesore Ambasadori amerikan: Mos i përdorni viktimat e luftës për përfitime politike

Ambasadori amerikan: Mos i përdorni viktimat e luftës për përfitime politike

Ambasadori amerikan, Phillip Kosnett, ka reaguar ndaj publikimit të fotos nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina.

Në reagimin e tij në profilin zyrtar në Twitter, ka shkruar se liderët duhet t’i ndihmojnë viktimat e luftës dhe jo t’i përdorin për qëllime politike.

“Të mbijetuarit e mizorisë, duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat, dhe të mos i shfrytëzojnë ata për përfitime politike”.

Këto komente diplomati amerikan i bëri në një konferencë të organizuar nga “Jahjaga Foundation”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here